Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ka treguar një rrëfim të ndjerë për Orinda Hutën, duke zbuluar se djali i saj, Sha, erdhi në jetë përmes fertilizimit in-vitro (IVF).
Ajo rrëfeu se më herët kishte mbetur shtatzënë natyralisht, por kësaj here zgjodhi IVF-in, edhe për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë.
“Ky proces nuk ka qenë i lehtë për mua. Nisim me pesë embrione, por vetëm një doli i shëndetshëm. Ai është djali ynë, Sha”, tha Çunmulaj.
Me këtë rrëfim, ajo ka thyer heshtjen rreth një teme shpesh të stigmatizuar, duke ndarë sfidat fizike dhe emocionale të IVF dhe duke u bërë zë për shumë gra që kalojnë të njëjtën përvojë.
