TIRANE-30 maji do të jetë dita e martesës mes supermodeles së njohur shqiptare Emina Çunmulaj dhe multimilionerit iranian me shtetësi amerikane, Sam Nazarian. Martesa mes tyre vjen pak kohë pasi çifti i njohur ishin fejuar në një ceremoni të thjeshtë familjare, ndërsa martesës do t’i prijë një tjetër ceremoni shumë luksoze, me mijëra të ftuar, mes tyre edhe personalitete të njohura botërore, për faktin se që të dy kanë miqësi të gjerë, ndërsa vetë Sam Nazarian njihet si një nga personat më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Iran.

Dasma luksoze do të zhvillohet në hotelin e Sam Nazarian, në qendër të Los Angeles. Në këtë dasmë do të marrin pjesë edhe shumë prej VIPave të njohur të arenën ndërkombëtare. Sam Nazarian njihet si një prej njerëzve më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti i tij daton nga viti 2002 kurse deri më tani të dhënat flasin se pasuria e manjatit iranian arrijnë deri në 1 bilion dollarë. Ndërkohë që, shqiptarja e famshme do ketë nderin që ta gëzojë gjithë këtë pasuri si martesë të dytë pas ndarjes nga bashkëshorti i parë, i cili gjithashtu ka qenë me profesion model.

(a.n/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: