Ukraina ka goditur dy objekte energjetike ruse me dronë me rreze të gjatë veprimi, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme.

Sulmi i parë u krye ndaj kompleksit Gazprom Neftekhim Salavat në Baskurtostan, rreth 1300 km nga fronti në Ukrainë. Objektivi ishte njësia për përpunimin e naftës bruto ELOU-AVT-4, ku shpërtheu zjarr pas goditjes. Guvernatori lokal konfirmoi sulmin me dy dronë, por nuk raportoi viktima.

Ndërkohë, një tjetër sulm u krye ndaj rafinerisë së naftës në Volgograd, e cila luan rol kyç në furnizimin e ushtrisë ruse. Rafineria përpunon 15.7 milionë tonë naftë në vit dhe është më e madhja në Distriktin Federal Jugor.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi rrëzimin e 43 dronëve, por nuk përmendi sulmin në Baskurtostan. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë tym të zi të dendur mbi objektet e goditura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: