Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të moderatores Nisida Tufa, në News24.
Ai foli për kandidimin e opozitës në Tiranë, përplasjet në Parlament dhe propozimet e demokratëve për radikalizim të aksionit politik.
Demokrati u pyet për mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës teksa tha se do ta merrte një shqyrtim nëse një gjë e tillë do t’i kërkohej nga forumet drejuese të PD.
Paloka foli edhe për Sali Berishën duke theksuar se prezenca e tij në PD është e domosdoshme për momentin.
Intervista e plotë
