Avokati i Erion Veliaj, Plarent Ndreca na dalje të GJKKO deklaroi se do të jetë familja ajo që do të vendosë për mjekun që do të kryejë operimin e klienti të tij.
Ai tha se nuk i takon prokurorisë që të caktojë mjekun, ndërsa shtoi se spitali Memorial i Fierit nuk i plotëson kushtet për të kryer operacionin.
“Uroj që mos të jetë sekret shtetëror vendimi i ri. Nuk e vendosin prokurorët se ku do operohet Veliaj, por familja. Duhet të ndiqet nga mjeku i zgjedhur. Nëse mjeku i zgjedhur nga familja do të na sugjerojë spitalin e Traumës, do pranojmë.”, tha ai.
