Ish-ministrja e Inovacionit, Milena Harito, në një intervistë për News24, ka folur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në shërbimet publike, veçanërisht në portalin E-Albania.

Sipas saj, AI tashmë ndihmon në përpunimin e të dhënave dhe ofrimin e informacionit në këtë platformë. Ajo e cilësoi si një zhvillim inovativ përfshirjen e AI edhe në vendimmarrje, duke përmendur rastin e ministres Diella.

Harito theksoi gjithashtu se vetëm SHBA ka kapacitetet financiare për të implementuar AI në shkallë të gjerë, ndërsa Europa ende ngelet pas.

Ish-ministrja e Inovacionit, Milena Harito: Inteligjenca Artifiale shërben për të përunuar të dhënat. AI ushqehet nga të dhënat. E-Albania është një portal, ku ka informacion nga Inteligjenca Artificiale. Në lidhje me ministren Diella, nga AI, është diçka inovative. U bë lajm dhe në mediat ndërkombëtare. AI ka nevojë për infrastrukturë shumë miliardëshe.

Sot që flasim vetëm SHBA ka fuqinë financiare për të implementuar Inteligjencën Artifiale në shumë vende. Europa ende nuk a ka këtë fuqi. AI mund të zëvendësojë punën mendore dhe kësisoj mund të zëvendësojë edhe ministrin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: