Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor.
Ai ka sqaruar se duke pasur parasysh përllogaritjet e deritanishme, kostot e zgjedhjeve do të jenë rreth 306 mln lekë.
Celibashi ka sqaruar se gjithsej do të ngrihen 22 KZAZ, dhe saktësisht 1428 Qendra Votimi.
Kreu i KQZ shtoi se duke pasur parasysh kohën e paktë në dispozicion po punohet 24/7, ndërsa shtoi se votimi dhe numërimi elektronik mund të realizohen në njësinë 10 në kryeqytet, por se diçka e tillë nuk është vendosur ende.
“Kemi bërë një diskutim të brendshëm për ndonjë prej njësive zgjedhore, por e kemi parë si jo shumë të gjetur nëse do të vendosim për të zhvilluar votim elektronik. Do të diskutojmë dhe me partitë politike. Maksimalisht mund të aplikohet për zonën nr, 10 në Tiranë”, tha ai.
