Tifozët kuqezi kanë shpërthyer në festë, pas fitores që korri sot përballë Serbisë në qytetin e Leskovac, skuadra jonë e kombëtares së futbollit, duke hedhur një hap madhor drejt kualifikimit për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Tirana u elektrizua nga festa që në momentin e golit të Rey Manaj në minutën e 46 të pjesës së parë. Atmosfera elektrizuese në kryeqytet rezultoi një ogur i mirë për kuqezinjtë të cilët nënshtruan rivalët serbë në “shtëpinë” e tyre.

Mijëra simpatizantë të kombëtares zbritën në rrugët e kryeqytetit. Të mbledhur fillimisht te sheshi “Nënë Tereza” dhe sheshi “Italia” tifozët marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit Skënderbej për të vijuar festën.

Tiranë

Në Durrës, siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, tifozët kanë zbarkuar në rrugë, ndërsa festojnë duke brohoritur apo duke i rënë borive të makinave.

Durrës

Festime pati edhe në Elbasan.

Elbasan

Edhe qytete të tjera si Vlorë, Berat, Korçë e Kukës u festua triumfi i kombëtares përballë Serbisë.

Korçë

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 1-0 në Leskovac duke konsoliduar vendin e dytë me 11 pikë, 4 më shumë se rivali direkt, Serbia.

Berat

Kukës

(FOTOGALERI nga festimet në Tiranë)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb