Incident i rëndë me armë zjarri në një nga konviktet e Universitetit Shtetëror të Oklahomës. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 03:40.

Sipas njoftimeve paraprake nga autoritetet, si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën disa persona, përfshirë edhe një student. Megjithatë, numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar.

Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spital. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: