Pika Kufitare në Kakavijë do të mbyllet ditën e hënë për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Sipas burimeve nga autoritetet kufitare, bllokimi i lëvizjes në këtë pikë do të jetë nga ora 6:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare)

Njoftimi i plotë i PKK-së Kakavijë:
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga pala greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në pikën kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.

Sipas burimeve, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb