Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pas rrëzimit të kërkesën së opozitës për të shkarkuar Niko Peleshin, lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës. Berisha tha se ishin dy raporte për t’u hedhur në votim.
Ai tha se mazhoranca merr veç urdhra.
“Nëse në një klub nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Atje që kryeson atje nuk ka asnjë rregull ka vetëm kaos. Aty janë dy raporte. Këta nuk njohin rregulloren. Këta njohin vetëm urdhrat, që marrin dhe pastaj bëhen të paditurit. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizi që të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar, që ka krijuar. Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentit në botë që të miratohen vendime e ligje për 20 minuta. Ka ndodhur ndonjëherë në seanca të tëra parlamentit të mbyllet brenda disa minutave? Këta vazhdojnë në një kaos të plotë, flasin përçarë.”, tha Berisha.
