Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit, nënvizoi të mirat që ka sjellë reforma në drejtësi, theksoi se drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika.

Ai tha se kohëzgjatja e shqyrtimit ngelet ende problematike.

“Ne po debatojmë për një çështje të së drejtës. Mirëqeverisja është procesi që e mban këtë sistem funksional, llogaridhënës, dhe transparent. Projekti i reformës në drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi. Ishte zgjidhje moderne. Drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika. Kjo është sfida që duhet të adresojnë këto dy institucione që raportojnë. Perceptimi i krijuar është se nuk ka dhënë impaktin e duhur në drejtësi. Kam qenë kritik për mënyrën se si u zbatua harta gjyqësore, për mungesën e vizionit dhe strategjisë. Pa u planifikuar më parë periudha transzitore dhe kjo hartë, periudha e transferimit të dosjeve, janë tregues të mangësive të këtij projekti. Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore, është ende i lartë.”, tha Xhafaj.

Po ashtu Xhafaj nuk kurseu as kritika për institucionin e ILD-së, ndërsa shtoi se ka vendimmarrje të vonuara. “Kemi më shumë dy herë staf në këshilla se sa gjyqtarë dhe prokurorë”, tha Xhafaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb