Marjan Kodheli, i cili akuzohet se vrau me thikë babanë e tij, në Shkallnur të Durrësit, ka dalë sot para gjykatës, ku do t’i caktohet masa e sigurisë. Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, i riu shfaqet i buzëqeshur pas kafazit prej xhami.

Teksa operatorët e filmojnë, i riu qëndron i qetë dhe qesh herë pas here.

Krimi ndodhi më 28 tetor, ndërsa dyshohet se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: