Panik në Milano! Një 25-vjeçar pakistanez u arrestua këtë pasdite nga Policia Hekurudhore në Stacionin Qendror të Milanos, pasi dyshohet për sulm me motive racore, etnike dhe fetare.

Sipas hetimeve, i riu sulmoi një grup qytetarësh hebrenj amerikanë që po prisnin trenin. Një prej tyre u godit me grushte dhe shqelma, duke marrë lëndime në kokë dhe u shtrua në spital.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe disa pasagjerëve që u përpoqën ta ndalojnë sulmin dhe t’i ofronin mbrojtje viktimës, autori u ndalua menjëherë.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se 25-vjeçari fillimisht i shante viktimat dhe më pas iu sul fizikisht. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. I riu, i cili sapo kishte mbërritur në Milano me tren, mbetet në arrest dhe pritet të përballet me drejtësinë për procedurat e mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: