Armando Kumaraku ka treguar për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, për përvojën e tij gjatë arrestimit, duke e përshkruar si një situatë të vështirë dhe të papritur. Ai tha se nuk kishte prova, por sajesa nga ish-gruaja.
“Ditën e arrestimit vinë policët te shtëpia. Më thanë: ‘Të kërkon shefi në komisariat’. U vesha për të kuptuar çfarë kishte ndodhur. Më pas na erdhi një furgon policie nga Berati dhe nuk dinim gjë,” rrëfen Armando.
Ai tregon se gjatë rrugës nga Saranda në Berat ishte në gjendje depresive, duke menduar për fëmijën e tij. Njëri nga policët i tha se ish-bashkëshortja kishte bërë kallëzim. “I thashë: s’ka problem, jepi gaz,” shton Armando.
“Pas mbërritjes në gjykatë, bashkë me nënën e tij, u zhvillua seanca me prokurorin e Beratit, i cili ngriti akuzat bazuar në videot e publikuara në TikTok. Armando përmend se prokurori e kërcënoi duke i thënë: “Pranoje se të kam sjellë dhe mediat.”
Gjyqtarja, e nervozuar, vendosi arrest me burg.”, tha ai. Armando dhe nëna e tij u dërguan më pas te OPGJ-ja në Kuçovë. Ai thekson se kallëzimi u bazua në momentet më të vështira të Natashës, të kapura në video.
Armando Kumaraku: Ditën e arrestimit tim vinë policët te shtëpia. Më thanë; të kërkon shefi në komisariat. U vesha të marr vesh se ca kishte ndodhur. Pasi pritëm, na erdhi një furgon policie nga Berati. Nuk dinim gj se çfarë kishte ndodhur. Unë nga Saranda deri në Berat, desh kalova në depresion, mendova ca ka fëmija. Më thotë një polic; ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja. I thashë; s’ka problem jepi gaz. Më pas më nxjerrin në gjykatë, bashkë me nënën, Na vjen prokuroria e Beratit. Hapet seanca gjyqësore. Nis gjykimi, shpreh prokurori ato kallëzimet me fjalë. I thotë gjyqtarja; a ke fakte? Po i thotë prokurori; ka pasur thikë 45 cm. Thiken e futen vet, ai imi ishte bicak si loder. Shfrytëzim në tik-tok. Ngrihet gjyqtarja për vendim, më pas prokurori shkon në nga pas. Aty i thotë; pranoje se të kam sjellë dhe mediat. Gjyqtarja kthehet e nervozuar dhe thotë; arrest me burg. Shkojmë te OPGJ-ja në Kuçovë. Kur bëri kallëzimin, mblodhi këto videot. Kapi momentin më të vështirë të Natashës.
