Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit të ndodhur pak më parë pranë Rinasit, ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se shteti është kthyer në një spektator të krimit, ndërsa qeverisa shpesh në një ndihmëse të tij.

“Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:
Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!
Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.
Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.
Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.
Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.
Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri.
Askush nuk eshte i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb