Apple ka sjellë një produkt të ri që ka ndezur debat: “iPhone Pocket”, një çantë e vogël e thurur në bashkëpunim me stilistin Issey Miyake, me çmim deri në 230 dollarë.

Aksesori minimalist mban iPhone-in, AirPods dhe disa sende të vogla dhe promovohet si praktik e fleksibël, por kritikohet për mungesën e mbylljes së sigurt dhe çmimin e lartë.

Shumë përdorues në rrjete sociale e krahasuan me “një çorape të prerë”, ndërsa të tjerë e shohin si një aksesor mode dhe luks për fansat më të përkushtuar të Apple.
Në thelb, “iPhone Pocket” duket më shumë si një aksesor luksi sesa një nevojë reale.

