Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë detaje nga takimi që kryedipomati Johann Wadephul zhvilloi me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ishte në Tiranë 2 ditë më parë në kuadër të një vizite në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura”, thuhet në postimin e ambasadës.

Gjatë kësaj vizite, Wadephul zhvilloi takime edhe me zyrtarë të shtetit. Në takimin me homologen Elisa Spiropali, Wadephul deklaroi se Berlini mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ai përsëriti se vendi duhet të zbatojë reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Johann Wadephul.

Postimi i ambasadës gjermane
Qëllimi është anëtarësimi në BE: Më 17.11., Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul vizitoi Shqipërinë si pjesë e një udhëtimi në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai diskutoi rrugën drejt BE-së me Ministren e Jashtme Spiropali dhe kreun e SPAK-ut, Dumani.

Ballkani Perëndimor ka prioritet për Gjermaninë, dhe ne e mbështesim fuqimisht rrugën e saj drejt BE-së. Dinamika në Shqipëri është e jashtëzakonshme, kohët e fundit ndoshta asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë përparime të tilla. 🇩🇪 vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta.

Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb