Shqetësime në kampin e Torinos për gjendjen fizike të Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mund të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë disa javore, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Napolit.

Futbollisti shqiptar nuk arriti ta përfundonte takimin e së shtunës, ku Torino u mposht me rezultatin minimal 1:0. Ismajli u largua nga loja në minutën e 72-të, pasi ndjeu dhimbje në pjesën e kofshës së majtë.

Situata e tij ka ngritur shqetësime te drejtuesit dhe stafi teknik i skuadrës italiane. Për momentin, kohëzgjatja e mungesës nuk është konfirmuar, pasi priten rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, të cilat do të tregojnë shkallën e saktë të lëndimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb