Gjatë vizitës në Tiranë, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të shtetit shtetit.

Në takimin me homologen Elisa Spiropali, Wadephul deklaroi se Berlini mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.

Ai përsëriti se vendi duhet të zbatojë reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, ndërsa shtoi se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma.

“Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Johann Wadephul.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb