Gazetarja Denada Kola ka komentuar në emisionin “Prime News24” zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe përplasjet politike mes kryeministrit Edi Rama, Elisa Spiropalit dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë diskutimit, Kola u ndal te reagimet publike të Veliajt dhe Spiropalit, duke theksuar se të dy kanë zgjedhur të shprehin qëndrimet e tyre përmes statuseve në rrjetet sociale, por se pozitat e tyre politike nuk janë të njëjta.

Sipas gazetares, Spiropali ka një peshë më konkrete politike, pasi ka në dorë edhe vendimmarrje dhe akte politike, ndërsa qëndrimi i saj përballë zhvillimeve të fundit përbën një element të rëndësishëm.

Ajo komentoi gjithashtu edhe reagimin e avokatit Plarent Ndreca, duke e cilësuar si të drejtpërdrejtë, ndërsa vlerësoi se roli i tij politik ka qenë më shumë mediatik sesa vendimmarrës.

Më tej, ajotheksoi se reagimi i Spiropalit do të kishte pasur një tjetër peshë politike nëse do të ishte bërë shumë më herët.

“Të dy kanë bërë statuse si Veliaj dhe Spiropali. Edhe Spiropali ka një lloj fuqie sepse ka të drejtën e akteve reale politike. Veliaj vazhdonte mbështeste zotin Rama edhe pse ishte në përballje me drejtësisë, edhe Spiropali edhe pse u shpreh kundër por vendosi të votojë…tregon shumë. Por për zotin Ndreca është qesharake të thuash që është hequr sepse roli i tij ka qenë shumë i pakët. Më shumë ka qenë mediatik. Por nuk me vjen habi me reagimin e zotit, Ndreca, ka qenë i drejtpërdrejtë. Ndërsa zonjën Spiropali nuk e kishim parë as me kë e kishte sepse bëtë vetëm statuse. Por po ta kishte bërë këtë gjë , reagim 12 muaj më parë edhe ne do diskutonin ndryshe”, tha ajo..

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: