Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, si pasojë e reshjeve intensive të shiut që vijojnë prej disa ditësh.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se për pasojë janë përmbytur edhe 3 banesa në Mifol ku niveli i Vjosës në Urën e Mifolit arriti mbi 6 metra

“Momentalisht janë ndalur reshjet e shiut por trafiku detaj është paralizuar.

Në lumin Vjosë vijon të ketë prurje, aktualisht ka pasur dalje të lumit në disa pjesë. Pika më e rrezikuar deri tani është tregu dhe disa sipërfaqe tokë të vendosura në Selenicë. Që prej ditës së djeshme janë marrë disa masa ku disa banorë janë evakuuar”, raporton Mehmeti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb