Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është tashmë nën 2 masa sigurie: Pezullim detyre dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Gazetarja Klodian Lala raporton se masat janë marra në lidhje me akuza për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Në studion e Neeës24, Lala ka deklaruar se Balluku, e cila aktualisht ndodhet në Kryeministri, pritet të dorëzojë detyrë, e parashikuar kjo nga ligji.

Sipas gazetares nëse Balluku nuk pranon të zbatojë ligjin, ndaj saj mund të merret një tjetër masë sigurie edhe më e rëndë.

“Sipas ligjit duhet të dorëzojë zyrtarisht detyrat. Nëse nuk e zbaton vendimin e gjykatës mund të kemi edhe një ashpërsim të masës së sigurisë.
Gjykata nuk cakton dot masë sigurie për deputetin pa marrë autorizim, pra do të vijojë të jetë deputete për sa kohë nuk i është kërkuar heqja e mandatit, çka mund të ndodhë në rast se ndaj saj do të ngrihen masa të tjera të sigurisë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb