Lamine Yamal vendos një rekord të ri në botën e futbollit, me yllin spanjoll që shkroi historinë me golin e shënuar përballë Aston Villa-s. Në moshën 19 vjeçare dhe 113 ditë, Lamine Yamal bëhet golashënuesi më i mirë i ri në historinë e Champions League.
Yamal “thyen” në këtë mënyrë rekordin e Mbappe-s, me sulmuesin francez që u ndal në kuotën e 13 golave deri në moshën 20-vjeçare në Champions.
Për më tepër që Yamal arriti kuotën e 14 golave me vetëm 37 ndeshje në dispozicion.
