“Shumë shpejt SPAK do t’i çojë parlamentit kërkesën për kontroll banese të Belinda Ballukut”, kështu u shpreh gazetari Almer Toska në një intervistë në “Studio 24”.
Gjithashtu Toska theksoi se kryeministri Rama shumë shpejt do të testohet, pasi sipas tij SPAK do t’i dërgojë parlamentit kërkesën për kontroll banese Belinda Ballukut.
Kjo shtoi Toska do të jetë edhe testi, ku do të shihet nëse kryeministri, “do ta mbajë apo do e lëshojë” Ballukun.
“Shumë shpejt do të testohet Edi Rama., Do testohet se sa i ndërgjegjshëm do të jetë Edi Rama në lidhje me shqiptarët dhe me votuesit. Shumë shpejt SPAK do t’i çojë parlamentit kërkesën për kontroll banese të Belinda Ballukut. Këtu do të testohet Edi Rama. Do ta mbajë apo do ta lëshojë? SPAK nuk do ta ndërpresë asnjëherë punën, por këtu duket ai njeriu që thotë unë ato që hanë dardha pas shpinë, unë nuk mbaj përgjegjësi. Përse zotëri nuk e lëshon Belinda Ballukun?’, tha ndër të tjera ai.
