Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Këtë të mërkurë po hidhet shorti për zgjedhjet e anëtarëve përgjatë vitit 2026. Hedhja e shortit bëhet nga Institucioni i Presidetit të Republikës.

Fjona Papajorgji zgjidhet anëtarja e parë e përhershme

Marjana Semini anëtarja e dytë përfaqësuese nga Gjykata Kushtetuese, anëtarja e përhershme.

Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues i këshilleve të emërimeve në Drejtësi.

###

Pas hedhjes së shortit Ilir Panda zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë dhe sipas ligjit do të jetë kryetar i Këshillit për vitin 2026.

Valbon Cekrezi zgjidhet anëtar zëvendësues i KED-së

###

Gjithashtu shorti u hedh edhe për zgjedhjen e një anëtari të këshillit përfaqësues i prokurorisë, ku kanë marrë pjesë 9 anëtarë, prej të cilëve u zgjodhën;

Alfred Progonati zgjidhet anëtar i Këshillit të emërimeve në Drejtësisë, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme

Anila Leka, zgjidhet anëtar zëvendësues i Këshillit

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb