Teksa mendoi se i shpëtoi thirrjeve kundër tij, ku i kërkohet nga populli të japë dorëheqje, duket se Rama nuk ka pasur fat.
Gjatë një udhëtimi në Berlin, ku mori pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, Edi Rama është përballur me protestues shqiptarë.
Siç shihet nga pamjet, teksa del nga aktiviteti, ai përballet me thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë.”, “Turp”, “Anulo projektin”, “Anulo ligjin”, ishin disa prej thirrjeve kundër Ramës, ndërkohë që ky i fundit i ka përshëndetur me dorë protestuesit dhe më pas është futur në makinë. Për më tepër shihni pamjet.
