Vitet 1920. Gra e burra me kostume kombëtare, nga jugu në veri, në pazare, qytete, fshatra, hipur mbi kalë, me barrë në shpinë, duke mbushur ujë, me armë në krah e plis, qeleshe a shami mbi kokë, me xhubletë, fustanellë, shajak, opinga, çitjane e jelekë. Një punëtori me studentë të arteve dhe dizajnit është mbajtur mbi fotografitë e viteve 1920 të antropologut zviceran Eugene Pittard.
Ndërsa imazhet shfaqin shqiptarët e zonave rurale dhe urbane të 100 viteve me parë pedagogë të arteve, sollën në vëmendje aspekte antropologjike, kulturore dhe sociale të imazheve, duke ritheksuar vlerat që ruajnë imazhet krejt të panjohura, derisa Ambasada e Zvicrës në Tiranë, solli koleksionin e rrallë nga Gjeneva në Shqipëri.
Pedagogia Orestia Kapidani u ndal në disa prej përjetimeve dhe përshtypjeve që merr shikuesi.
Një material filmik tregoi imazhet e Pittard dhe një vështrim të studiuesve që kanë hulumtuar punën e tij në Shqipëri. Ndërsa fotografitë tashmë janë ekspozuar pranë piramidës, ambasadorja Ruth Huber, studiuesi Luan Rama dhe kuratori Elton Koritari, vlerësuan humanizmin, diplomacinë dhe avokatinë që Pittard bëri për Shqipërinë në vitet e vështira 1920.
