PRISHTINË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje sot institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e stabilizim- asociimit, si dhe të bëjnë heqje e vizave për qytetarët kosovarë, transmeton KosovaPress.

Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj tha se “i bëj thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e stabilizim asociimit me Kosovën. I bëj thirrje që të përshpejtohet liberalizimi i vizave dhe të mos ndëshkohen dy milionë qytetarë. Le të ndëshkohen përgjegjësit e krimit, të korrupsionit e të mos ndëshkohen dy milionë qytetarë”, tha Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, u shpreh se nuk duhet që faji të hidhet tek opozita dhe bëri thirrje që të mos ikin nga përgjegjësia”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: