Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur sot për tensionet e ashpra që shoqëruan për gjatë 1 ore seancën plenare. Ai tha se tashmë nuk mund të ketë një seancë normale. Ai tha se është bërë gjenocid me fondet publike.
Mes të tjerash ai pohoi se kishte pësuar dëmtime në trup nga dhuna.
“Nuk mund të ishte shtet, seancë normale. Ju e dini se çfarë ka ndodhur. Nesër pritet shqyrtimi i mandatit të Ballukut, sot GJKKO flet për masën. Kështu që çfarë mund të kemi ne? 700 mln euro të vjedhura te AKSHI, ku shkon deri te dera e shtëpisë së Ramës. Drejtorit të policisë i marrin celularin, këtu ka arritur! Ska më shtet! Jam pjesë e komisionit për mandatin e Imunitetit. Por është bërë gjenocid me fondet publike. Nëse keni para situata sot dhe dikur, shumëzojini ato me 100 ose më tepër. Situata është e trishtë! Ka pasur një moment ku kemi dalë nga vetja, ku unë si përdor ato fjalë në përditshmëri. Kam dalë nga situata dhe njerëzit janë prej gjaku. Nuk i përdor ato ofendime, dhe s’doja të dilnin ato nga goja ime. Nuk ka argumente. Por ishte moment i vështirë. Për pjesën tjetër nuk mund të ekzistojë ky parlament, i ardhur nga vota e krimit. Sot SPAK ka nxjerrë prova nën dritën e diellit. Për AKSHI-n ikën Gys Agasi, ikën, Si ka mundësi që dalin urdhër-arrestet dhe ata kanë ikur? Shteti ka dalë nga binarët. Është bërë gjenocid, është trajtuar buxheti i shtetit sikur kemi pasur vitin e ri dhe për vetën lekët, për njerëzit kocka.”, tha ai në programin e drekës në News24.
