Vincent “Vince” Zampella, zhvillues i njohur i videolojërave dhe bashkëkrijues i serisë ikonike “Call of Duty”, ka humbur jetën në një aksident automobilistik tragjik në Kaliforninë e Jugut të dielën, 21 dhjetor 2025. Ai ishte 55 vjeç në momentin e vdekjes. Policia e Kalifornisë konfirmoi se aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 12:45 me kohë lokale në Angeles Crest Highway, pranë Altadena, në malet San Gabriel – një rrugë e njohur për bukurinë natyrore, por edhe për rrezikun e saj automobilistik.
Sipas autoriteteve, automjeti me të cilin udhëtonte Zampella doli jashtë rrugës, goditi një barrierë betoni dhe u përfshi nga flakët. Zampella mbeti i bllokuar brenda makinës dhe u konfirmua i vdekur në vendin e ngjarjes. Një pasagjer që ishte me të u përplas nga makina dhe më vonë humbi jetën në spital, tha California Highway Patrol. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Vince Zampella ishte një figurë kyçe në industrinë e lojërave video, i njohur për rolin e tij në krijimin e disa prej franchizave më të suksesshme dhe me ndikim global, “Call of Duty”, bashkëkrijues dhe drejtues studiuoresh në Infinity Ward, ku filloi seria që do të bëhej një nga më të shiturat në historinë e videolojërave.
Zampella la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në botën e lojërave, duke ndikuar në zhvillimin e zhanrit të shooter-ve në parë-person dhe duke krijuar eksperienca lojërash që kanë shënuar breza lojtarësh.
