Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e kësaj të marte, 30 dhjetor, konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët.

Kreu i qeverisë e nisi komunikimin para gazetarëve me atë që ai e quajti “një lajm të mirë”, renditjen e Shqipërisë në pozicion inkurajues nga Instituti amerikan “Cato”, për lirinë ekonomike.

“Do ta nis konferencën me një lajm të mirë. Instituti amerikan “Cato”, që publikon edhe atë që quhet indeksi i indekseve lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike.  Shqipëria ka një pozicion inkurajues. Është renditur e 39 në klasifikim të përgjithshëm dhe e 9 në gjithë pjesën e Europës Lindore, kështu e kanë të ndarë raportin. Sa i përket lirisë ekonomike, renditet para Poloninë, apo Hungarisë. Po ashtu dhe për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike është në pozicion më të mirë. Është pasqyrë pozitive. Institutet nuk është se mund të japin lajme të mira shpesh, por përpiqem që të prek pak disa fusha kryesore, duke nisur nga ekonomia. Jemi në një vit ende që në aspektin e saj, është nga më të mirët. Parashikohet që të mbyllet me rritje ekonomike 3.9%, rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në të gjithë këtë pellg ku gjendemi ne në kontinentin tonë.”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: