Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine bëhet sërish protagoniste, teksa ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e ish-partnerit. Një javë më parë, Bine u denoncua nga ish-partneri i saj se kishte hyrë në banesën e tij dhe i kishte vënë flakën krevatit.
Sot, burime zyrtare nga Policia bënë me dije se pas hekurave ra 43-vjeçarja Alma Bine.
“Arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit”, sqaron policia.
Çfarë ndodhi javën e kaluar?
Policia e Tiranës ndaloi pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.
Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin. Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë.
Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit. Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.
