Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të bisedojë me Elon Musk për rivendosjen e internetit në Iran. Interneti vijon të jetë i ndërprerë prej katër ditësh, pas protestave masive që kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar edhe qindra viktima.
Kompania SpaceX e Muskut ofron një shërbim interneti satelitor të quajtur Starlink që është përdorur në Iran.
“Mund ta vëmë internetin në punë nëse kjo është e mundur. Mund të flasim me Elonin”, tha Trump, duke shtuar: “Ai është shumë i mirë në këto lloj gjërash, ka një kompani shumë të mirë. Kështu që mund të flasim me Elon Musk. Në fakt, do ta telefonoj.”, ka thënë ai.
