Është mbajtur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për Dosjen “partizani”.
Gjatë kësaj seanca mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë argumentet e saj dhe ka sqaruar se është e bazuar në 3 shtylla kryesore.
Fillimisht nënvizon se SPAK është në tejkalim kompetencash, dhe se nuk mund të vlerësojë bazën ligjore, VKM apo politikat që ndjek një qeveri.
Së dyti, ka mungesë të faktit penal. SPAK nuk ka arritur te identifikoj në kërkesën për gjykim veprimet konkrete të Berishës përmes të cilave ka shkelur ligjin.
Sot SPAK e akuzon Berishën për një veprimtari te tere administrative, kur do te duhet te ndante veprime konkrete. Te tregonte para gjykatës pasojën qe kanë sjell këto veprime. Aktet që përmend Prokuroria nuk kanë karakter individual, por të përgjithshëm. Në kërkesën e vetë, SPAK ka gjetur fajtorin dhe më pas fajin që është kryer.
SPAK nuk ka sjell asnjë provë që Berisha ka rënë më një marrëveshje paraprake për privatizimin dhe më pas e ka kryer përmes akteve ligjore dhe nënligjore që në përfundim të merrte ryshfetin përmes dhëndrit të tij.
Asnjë dëshmitarë nuk e thotë këtë dhe asnjë provë tjetër. SPAK e provon këtë marrëveshje me deduksion.
Së treti , ndjekja penale ka qenë e ndikuar politikisht. Këto pretendime mbështeten në deklarata të kryera nga kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kimi dhe ish zyrtari amerikan Escobar.
Rama i ka bërë thirrje SPAK të hetonte cështjen dhe në deklarata publike i ka mësuar edhe si duhet ta bënte këtë hetim. Shumica parlamentare ka bërë një kallëzim, vlerësimi i të cilit ka kaluar afatet dhe tregon veprimtarinë e SPAK nën ndikimin politikë. Ai kallëzim po ashtu mbante rrethana të rreme dhe SPAK nuk e ka hetuar këtë fakt.
