Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mbërriti sot në Kroaci.
Vizita filloi me një takim pune me Kryeministrin Andrej Plenkoviç në orën 11:40 në kazermat ‘Pukovnik Marko Zhivkoviç’ në Pleso.
Rutte do të takohet edhe me përfaqësues të industrisë kroate të mbrojtjes në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare për të diskutuar bashkëpunimin me partnerët e NATO-s.
Një takim me Presidentin Zoran Milanoviç do të zhvillohet në orën 16:30 në Zyrën e Presidentit, ndërsa takimi me Kryetarin e Parlamentit Kroat Gordan Jandrokoviç është planifikuar për në orën 17:15.
