‘Donald Trump është i vetmi lider botëror, i aftë ta ndalë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Europës’, shprehet presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki.

Në një intervistë për programin Today të Radio 4, ai tha se liderit rus nuk duhet t’i besohet, por se Europa duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta mbështetur presidentin Trump në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Nawrocki ishte tashmë i njohur si një mbështetës i fortë i Donald Trumpit edhe para se të mbërrinte në Britani për takime me kryeministrin Sir Keir Starmer dhe të tjerë, raporton BBC.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: