Michael Carrick është zyrtarisht trajneri i ri i Man.United, një përpjekje e fundit për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga ky sezon. Fakti që drejtuesit e “djallit” firmosën me ish lojtarit e tyre një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni tregon qartë se Carrick shihet si një zgjedhje provizore.

Nuk është herë e parë që Carrick merr përsipër një rol të tillë, e ka bërë edhe më herët gjatë kohës kur nga “Old Trafford” u largua Ole Gunnar Solskjaer. Eksperienca e tij e fundit si trajner i parë ka qenë në krye të Middlesbrougt ku qëndroi për afro 2 vite e gjysmë.

Në intervistën e tij të parë si trajner i Man.United, Carrick nuk e fshehu emocion për këtë detyre të re: “Është një nder dhe përgjegjësi të drejtoj këtë klub të shkëlqyer. E di shumë mirë se çfarë duhet për të pasur sukses. Objektivi im është të ndihmoj këtë djem të arrijnë standardin që ne presim. Kam punuar me disa prej tyre, i ndjek prej vitesh. Kam besim absolut te cilësitë e tyre, te talenti i tyre dhe vendosmërinë për të arritur suksese këtu. Ka ende shumë gjëra për të shpëtuar nga ky sezon. Jemi gati dhe të bashkuar për t’i dhuruar tifozëve tanë paraqitjet që meritojnë”, u shpreh Michael Carrick.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb