Pio Esposito është njeri i momentit në Milano, jo vetëm për golin 3-pikësh të shënuar përballë Lecce-s, por shifrat e tij, 5 gola sezonal, dhe forma e tij, të imponojë respekt. Një talent i pastër, që vetëm mund të rritet pasi 2026 mund të jetë viti i tij, në një kohë kur në “valle” është titulli në Serie A, Champions dhe një biletë për në Botëror, ku Esposito së bashku me pjesën tjetër të Italisë kërkojnë të jenë me çdo kusht.

Sigurisht, paraqitjet e tij nuk mund të kalonin në heshtje, pasi sipas mediave italiane, ekipe nga Premier League kanë shfaqur interesim për sulmuesin 20-vjeçar. Të vetëdijshëm për këtë, Beppe Marotta dhe Piero Ausilo, dy drejtuesit e Inter, janë vënë në lëvizje për të gjetur një akord të ri me sulmuesin italian, kanë vendosur kontaktet e para me agjentin e tij, Mario Giuffredi. Ideja e Interit është e qartë, janë gati t’i ofrojnë Pio Esposito-s një kontratë të re deri në 2031, sigurisht e përmirësuar edhe në terma financiarë.

Aktualisht, Esposito përfiton 1,1 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re, Inter është gati t’i dyfishojë pagën, janë gati t’i ofrojnë 2,5 milionë euro në sezon, por edhe 3 nëse nga këtu deri në fund të sezonit Esposito rrit perfomancën e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: