Interi rikthehet te fitorja në Champions League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të fazës së ligës.
Pas një pjese të parë pa gola, ku zikaltërit shpërdoruan disa raste të mira shënimi, gjithçka u vendos në fraksionin e dytë. Në minutën e 57-të, Sucic zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekjeje me dorë në zonë nga Vagnoman, pas krosimit të Dimarcos.
Goli i qetësisë për Interin erdhi në minutën e 74-t, kur kapiteni Lautaro Martinez finalizoi një aksion të bukur, pas asistit të Dimarcos dhe lëvizjes së zgjuar të Pio Espositos.
Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Cristian Chivut, e cila regjistron suksesin e tretë në pesë ndeshje dhe ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, në vendin e 12-të të renditjes. Nga ana tjetër, Stuttgarti mbetet me shtatë pikë.
Suçiç u shpall lojtari më i mire i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.3 nga site i mirënjohur i statistikave Sofascore. Menjëherë pas tij paraqitje shumë të mire bën edhe Bisseck, Spence, Barella e Carlos Augusto.

Megjithatë, fitorja shoqërohet edhe me shqetësimin për gjendjen fizike të Alessandro Bastonit, i cili u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi muskulor.
“Jemi rikthyer” ishte titulli kryesor i të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport” referuar suksesit të zikaltërve dhe barazimit të Romës në Paris. Ndërkohë “Inter në shenjën e Lautaros”, ishte titulli kryesor te “Corriere dello Sport”, duke patur në qendër të vëmendjes rikthimit e kapitenit zikaltër te goli pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të dëmtimit.

