Kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu në 35-vjetorin e themelimit, u shpreh se kjo parti u ndërtua mbi vlerat e djathta, duke shtuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj.
Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.
Reagimi:
Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit me një pritje ku morën pjesë drejtues, anëtarë e simpatizantë, si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe përfaqësues të opozitës.
Republikanët u ndërtuan mbi vlerat e djathta – familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës, patriotizmin dhe besimin në Zot – duke nënvizuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj. Ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.
Sali Berisha vlerësoi figurën e Sabri Godos dhe rolin e aleancës me PR-në në integrimin euroatlantik, duke theksuar nevojën për reagim qytetar dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira.
