Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar që çështja e drejtoreshës së SHISH të trajtohet me seriozitet, pasi bëhet fjalë për sigurinë kombëtare.

Ai theksoi se duhet të ketë diskutime urgjente në Konferencën e Kryetarëve.

“Të gjitha informacionet që merr kryeministri, presidenti burojnë nga SHISH dhe partneriteti me shërbime inteligjente ndaj duhet të dalim në disa përfundime. Duhet të bëhet diskutim në konferencën e kryetarëve, të kërkohet informacioni, nga kryeministri presidenti, SHISH se si është përzgjedhur si është shkarkuar kjo zonjë nga shërbimi informativ i Kosovës. Por nëse kjo seancë vazhdon kështu atëherë kemi zhbërë parlamentarizmin, është një dëm i madh për sigurinë kombëtare”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: