Donald Trump është shprehur i ashpër me liderët europinë. Në një reagim të fundit, Trump pretendon se asnjë president apo udhëheqës tjetër nuk ka bërë më shumë për NATO-n sesa ai.
Gjithashtu Trump shton se pa ndërhyrjen e tij, Aleanca do të kishte rënë. “Asnjë person, asnjë president nuk ka bërë më shumë për NATO-n”, tha ai.
Sipas pretendimit të tij, nëse nuk do të kishte marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara, “NATO nuk do të ekzistonte sot “, duke argumentuar se do të kishte përfunduar “në hirin e historisë”.
