Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg.
Ndërkohë, Erlis Duka, u shpall i pafajshëm për vrasjen Malkos, edhe për të gjitha episodet e tjera për armëmbajtje, ndërsa u vendos heqje e masës se sigurimit, duke u liruar totalisht nga akuzat. Po ashtu, GJKKO dënoi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën ‘Doça’, i njëjti dënim dhe për Aleksandër Manxhakun.
Sakaq, Oltian Loga u dënua me 25 vite burg. Më herët për këtë vrasje u dënua Blendi Teta dhe Ilir Selmani. Santjago Malko u ekzekutua në gusht të 2019, pasi grupi kriminal dështoi të vriste Ervis Martinaj, që e konsideronte si kundërshtar të përbetuar. Leonard Duka dhe Ervis Martinaj u përplasën për lojërat e fatit.
