Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se do të takohet sot me të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump. Sipas Kremlinit, ata janë ngarkuar me negociimin e kushteve të një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës së Rusisë me Ukrainën, e cila ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Putin tha se me përfaqësuesit amerikanë mund të diskutojë edhe përdorimin e mundshëm të burimeve financiare të rezervuara ruse për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta.

“Kjo mundësi është duke u diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë amerikane”, citohet të ketë thënë ai nga agjencitë ruse të lajmeve.

Presidenti rus bëri të ditur gjithashtu se çështja e përdorimit të disa prej këtyre fondeve do të diskutohet edhe me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, me të cilin planifikon të zhvillojë një takim gjatë ditës së sotme.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb