Donald Trump ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër “JPMorgan Chase”. Presidenti amerikan e akuzon këtë të fundit për ndërprerje të transaksioneve bankare, njoftoi banka më e madhe amerikane .
Sipas “Reuters”, avokati i presidentit Alejandro Brito ngriti padinë të enjten në një gjykatë të Floridës në Miami në emër të presidentit dhe disa prej kompanive të tij të mikpritjes.
“Pavarësisht se pretendoi se i përmbahej këtyre parimeve ‘domethënë kodit të sjelljes së bankës’, JPMC i shkeli ato duke mbyllur në mënyrë të njëanshme dhe pa njoftim ose kompensim disa nga llogaritë bankare të paditësve”, pretendon padia.
Trump, siç shkruan Reuters, më herët kishte paralajmëruar se synon të padisë JPMorgan “brenda dy javëve të ardhshme” për “largimin” e tij të supozuar nga banka pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2021.
