Sulmet ushtarake ruse ndaj dy komuniteteve ukrainase në juglindje të vendit të enjten vranë të paktën një person dhe plagosën më shumë se 20 të tjerë, thanë zyrtarët.
Guvernatori rajonal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha në një seri postimesh në Telegram se forcat ruse kishin nisur një seri sulmesh ndaj Komyzyvakha, duke vrarë një person dhe duke plagosur 10 të tjerë. Disa shtëpi u dëmtuan në qytet, në lindje të kryeqytetit rajonal me të njëjtin emër.
Në qytetin industrial të Kremy Rih, ku jeton Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në rajonin e Dnipropetrovskit, sulmet ruse me mjete ajrore pa pilot dhe raketa plagosën 13 persona, përfshirë katër fëmijë, tha në Telegram kreu i komandës ushtarake të qytetit, Oleksandr Vilkul.
Sipas oficerit, u goditën ndërtesa apartamentesh, shkolla dhe infrastruktura.
“Gjëja kryesore është që të gjithë janë gjallë”, shtoi Vilkul, duke shtuar se “gjashtë persona janë shtruar në spital, përfshirë tre fëmijë”.
