Klubi i Tiranës është në zi për ndarjen nga jeta të vajzës së lojtarit Freddy Alvarez. Me anë të një postimi për mediat, klubi bardheblu njoftoi lajmin e hidhur, por pa bërë publike arsyet e kësaj ngjarje të rendë. Freddy Alvarez, lojtari nga Costa Rika, u transferua në Tiranë gjatë merkatos së janarit duke u kthyer menjëherë në një lojtar kryesor duke qenë në fushë në tre takimet e para të këtij viti:
Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.
U prehtë në paqe.
