Australian Open po konfirmon pritshmëritë, me katërshen më të fortë të renditjes ATP që siguron një vend në gjysmëfinale. Jannik Sinner vazhdon rrugëtimin e tij të shkëlqyer në Melbourne dhe mposht pa probleme Ben Sheltonin në çerekfinale, me shifrat 6-3, 6-4, 6-4 pas 2 orësh e 23 minutash lojë. Numri dy i botës kontrollon ndeshjen nga fillimi në fund dhe konfirmon formën e shkëlqyer, duke humbur vetëm një set në gjithë turneun deri tani. Në gjysmëfinale, italiani do të përballet me Novak Djokovic.

Nga ana tjetër, fati i keq godet sërish Lorenzo Musettin. Tenisti toskan ishte protagonist i një ndeshjeje të jashtëzakonshme ndaj Djokovic-ut dhe udhëhiqte me dy sete 6-4, 6-3, por u detyrua të tërhiqej në setin e tretë për shkak të një problemi në këmbë, kur rezultati ishte 3-1 për serbin. Një tjetër ndalesë e dhimbshme në një turne Grand Slam për Musettin, që po dominonte ndeshjen para dëmtimit.

Kështu, deri tani nuka ka surpriza në Melbourne: në gjysmëfinale do të përballen Djokovic kundër Sinner dhe Alcaraz ndaj Zverev, ndërsa turneu vazhdon të ofrojë përballjet më të mëdha të tenisit botëror.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb