Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më intensive. Deputeti Besart Xhaferri, deklaroi se brenda kësaj jave Kryesia e PD-së do të vendosë datën e radhës së protestës.

Xhaferri tha mbrëmë në Studio 24, opozita do të dalë në rrugë me një strategji të re proteste, ku synimi kryesor do të jetë zaptimi i Bulevardit. “Do të shkojmë drejt protestave të vazhdueshme. Bulevardi do të zaptohet dhe nuk do të lirohet më,” u shpreh ai.

Ai theksoi se protestat nuk do të jenë më sporadike, por të organizuara në mënyrë të tillë që të krijojnë presion të vazhdueshëm politik. “Do të dalim me një format tjetër. Duhet zaptuar Bulevardi dhe do të gjendet çdo mënyrë logjistike për ta realizuar këtë,” deklaroi Xhaferri.

Sipas tij, zaptimi i Bulevardit është çështje kohe. “Shumë shpejt, po, do të zaptohet Bulevardi,” tha ai, duke lënë të kuptohet se përgatitjet janë në fazën përfundimtare. Ende nuk ka një datë zyrtare për protestën e radhës, por vendimi pritet të merret në ditët në vijim nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: